Vendosni fjalën kyçe....

Aksidentohet makina e agjencisë turistike në Sarandë, 1 viktimë dhe 3 të plagosur


Një aksident është raportuar pranë fshatit Shen Vasil, në Sarandë.

Mediat raportojnël se një fuoristrada e një agjencie turistike, nga Saranda është asksidentuar, teksa  shoferi i automjetit ka humbur jetën, ndërsa kanë mbetur të plagosur 3 turistë të huaj,.

Viktimë ka mbetur një i ri me inicialet R.B., nga Saranda

Sakaq një prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

 

Himarë/Informacion paraprak

 

Në fshatin “Shën Vasil” , Himarë, ka dalë nga rruga një automjet që drejtohej nga shtetasi R.B, 40 vjeç, banues në Sarandë.

 

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi R.B. Si dhe janë dëmtuar dhe transportuar në spital për ndihmë mjeksore dy shtetas që ishin pasagjerë në këtë automjet. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë te rrethanave të ngjarjes.