Vendosni fjalën kyçe....

Dokumentet ligjore zbehin akuzat e Kryemadhit për vëllanë e ministres Krifca


24 orë pasi Hashtag.al publikoi denoncimin e Monika Kryemadhit (lexo këtu) për favorizimin e e vëllait të ministres Frida Krifca në lidhje me kompaninë e incerenatorëve, një studio ligjore na kontaktoi duke ofruar dokumentacion mbi këtë marrëdhënie.

Ndërsa Kryemadhi publikoi një dokument Ecsel, ku figuronte pagesa prej 5 milionë lekësh të reja për vëllain e ministres nga firma e incerenatorit, studioja ligjore ofroi faturat autunetike tatimore të cilat sugjerojnë një tjetër narrativë.

 

Sipas dokumenteve rezulton se pagesa nga kompania e incerenatorëve është për blerjen e telefonave celularë të markës I Phone 6 dhe markave të tjera, ndërsa një tjetër dokumet i ofruar sugjeron se vëllai i ministres Kastriot Krifca ka të regjistruar në QKB një kompani për tregëtimin e celularëve dhe pjaisjeve elektronike që prej vitit 2001 (kliko këtu)

Këto të dhëna të vitit 2019 sugjerojnë që marrëdhënia ka qënë krejtësisht tregëtare mes palëve dhe jo e lidhur me aktivitetin ose kopentencën e Frida Krifcës në periudhën përkatëse.

E njëjta studio ligjore ka dërguar në Hashtag.al një hartë në të cilën shfaqet sera e ndërtuar nga AZHBR, jashtë territorit të landfillit. 

 

Kontrata për ndërtimin e kësaj sere është lidhur në 14 Dhjetor 2020, ndërsa studio ligjore i shkruan Hashtag.al se:

“ Investimi për serën ka qënë 585 mln lekë (të vjetra) dhe sera është inspektuar nga inspektorët e ministrisë së Bujqësisë dhe programimit IPARD. Ftojmë këdo të inspektojë investimin apo dokumentacionin  përkatës, shkruan studioja ligjore.”/ Hashtag.al