Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se përmes platformave online iu premtonte qytetarëve karta të klonuara bankare, në këmbim të vlerave monetare.
Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe 3 shtetas të tjerë.
Njoftimi i policisë:
Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. U premtonte, nëpërmjet platformave online, karta të klonuara bankare, në këmbim të vlerave monetare, vihet në pranga një 23 vjeçar. Procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas informacioneve të marra se disa shtetas, reklamonin dhe premtonin se do shisnin në platforma online, karta bankare të klonuara, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimim dhe kapjen e autorëve të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “X-Card”