Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi të premten, gjysma e popullsisë së botës është në rrezik të infektimit me virusin e etheve tropikale të transmetuar nga mushkonjat.
Raman Velayudhan, kreu i njësisë së OBSH-së për sëmundjet tropikale, tha në një konferencë shtypi të OKB-së në Gjenevë se OBSH regjistroi një rritje tetëfish të rasteve të etheve tropikale midis viteve 2000-2022, duke u rritur nga 500,000 raste në 4.2 milionë.
Velayudhan nënvizoi se shifra mund të jetë shumë më e lartë pasi organizata mori shifra gjithnjë e më të sakta vitet e fundit.
“Rreth gjysma e popullsisë së botës është në rrezik nga ethet tropikale ajo prek rreth 129 vende,” tha ai, duke vënë në dukje se rreth 100 deri në 400 milionë raste raportohen çdo vit.
Ethet tropikale janw një sëmundje serioze, e cila është më së shpeshti një infeksion viral i përhapur përmes pickimit të mushkonjave nga një person te tjetri, tha ai.
80% e rasteve janë asimptomatike, shtoi ai.
E vetmja vaksinë që është aktualisht në treg është vaksina Sanofi Pasteur, tha ai. Kjo vaksinë është regjistruar për përdorim në afro 20 vende. Vaksina mbron vetëm njerëzit që janë infektuar një herë nga ethet tropikale dhe kërkon që njerëzit të marrin tre doza.
“Shkalla e vdekshmërisë së rasteve është rreth më pak se 1% në shumicën e vendeve dhe ne shpresojmë ta zvogëlojmë atë akoma më tej,” tha ai.