Vendosni fjalën kyçe....

Thirrja e Petrit Vasilit nga SPAK, përgjigjet Meta: Nuk mbaj përgjegjësi për kohën kur nuk drejtoja unë partinë


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” foli për thirrjen e nënkryetarit Petrit Vasili në SPAK për çështjen e lobimit në SHBA.

Meta theksoi se në kohën kur e ka drejtuar ai partinë nuk ka pasur asnjë gjë të kundraligjshme por lau duart duke thënë se nuk merr përsipër kohën kur nuk e ka drejtuar ai LSI-në.

Sa i takon Metës dhe PL, SPAK të bëjë çfarë hetimi të dojë, të çojë letra porosie jo në Amerikë por dhe në Hënë, dhe duhet ta ketë të qartë që Meta dhe PL zbatojnë vetëm ligjet e Shqipërisë, Amerikës dhe çdo vendi demokratik. Dhe Shqipëria dhe Amerika kanë marrëveshje ekstradimi, dhe në çdo moment mund të plotësojnë çdo kërkesë për ekstradimi.

Të jeni të sigurt që asgjë nuk ka pasur të kundraligjshme, të paktën në kohën që unë kam drejtuar, sepse nuk mund të marr përsipër për kohën që nuk kam drejtuar, absolutisht asgjë. Këto janë lojëra, manipulime të karakterit mediatik që bëhen për të spostuar vëmendjen nga fakti që vazhdojnë pagesat e inceneratorit të Tiranës”-deklaroi Meta.