Vendosni fjalën kyçe....

Zjarret e mëdha në Rodos të Greqisë, evakuohen rreth 2 mijë persona


Rreth 2,000 njerëz janë evakuuar nga deti nga dy plazhe në Rodos, tha të shtunën në mbrëmje zëdhënësi i Shërbimit Zjarrfikës, Yannis Artopios. Ai tha se evakuimi u bë “pa incidente”.

Në evakuim ndihmuan tre anije të rojës bregdetare, një varkë shpëtimi ushtrie, gomonet e Forcave Speciale dhe tridhjetë varka private me vela.

Transportuesi i pasagjerëve Blue Star ofroi një nga tragetet e tij për të akomoduar disa nga të evakuuarit, tha Artopios. Ai shtoi se “më pak se 10% e akomodimeve turistike të ishullit” u prekën nga urdhri i evakuimit.

Zëdhënësi i Shërbimit Zjarrfikës shtoi se intensiteti i zjarrit në dy nga katër lokalitetet e urdhëruara për evakuim ishte ulur.