Një çift ka ndërruar jetë pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike.
Mediat raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Resulaj në Vlorë dhe bëhet fjalë për dy anëtarët e familjes Zykaj të cilët i zuri korrenti në shtëpi.
Policia dhe ambulanca janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes,. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj tragjedie, ndërsa raportohet se çifti kanë qenë në banesë.