Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim me lëndë plasëse në Shkodër në banesën e një 52-vjeçari


Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Shkodër.

Një sasi e vogël lënde plasëse ka shpërthyer në banesën e shtetasit me iniciale S.Sh 52-vjeç në lagjen “Tomë Kola”.

Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.

Rreth orës 03:45, në portën e jashtme të banesës së shtetasit S. Sh. 52 vjeç, në lagjen “Tomë Kola”, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse.

Si pasojë është dëmtuar vetëm një cep i portës së jashtme të banesës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit”-njofton policia.