Lëvizja ShpresOn zhvillon sot një bashkëbisedim të hapur me qytetarët, intelektualët, aktivistët e zërat kritikë.
Përmes një njoftimi në Facebook lëzivja thekson se ky është bashkëbisedimi i parë që do pasohet nga të tjerë. Tema e bashkëbisedimit është ‘Të PaPërfaqësuar sepse jemi të Pashpresë apo të Pashpresë sepse jemi të PaPërfaqësuar?!’
Takimi do mbahet te amfiteatri i Universitetit të Arteve në oren 20:00. Në njoftim thuhet gjithashtu se do ketë një tur debatesh publike në mbarë vendin në një përpjekje për të ngjallur shpresën në vend.
“FTESË E HAPUR
Bashkëbisedim Nr 1 me qytetarët:
E Mërkurë, dt 26 Korrik 2023, ora 20.00
Amfiteatri i Universitetit të Arteve (Sheshi Nënë Tereza)
nis Bashkëbisedimi me qytetarë, intelektualë, aktivistë dhe zëra kritikë me temën e parë.
“Të PaPërfaqësuar sepse jemi të Pashpresë apo të Pashpresë sepse jemi të PaPërfaqësuar?!”
A ka zgjidhje!?
Po, ne mendojmë dhe shpresojmë që ka!
Pjesëmarrja juaj në këtë bashkëbisedim të hapur për qytetarë të lirë dhe pa paragjykime për përkatësinë e tyre do të jetë një ndihmë e madhe dhe përcaktuese, për vazhdimin e kësaj përpjekje për të ringjallur shpresën. Po punojmë prej kohësh për nisjen e këtij turi debatesh publike dhe shpresojmë që ato 2 orë të bashkëbisedimit, do të ndihmojnë dhe inkurajojnë shumë qytetarë të tjerë që do na ndjekin në media dhe rrjetet sociale që të përfshihen në takimet e radhës.
Faleminderit
Lëvizja #ShpresON
(Lëvizja #ShpresON është bashkim i lirë qytetarësh të ndryshëm me pikëpamje të ndryshme, pa kryetar apo udhëheqës, që i bashkon halli i përbashkët me çdo shqiptar:
Axhenda e Shpopullimit të Shqipërisë dhe mungesa e një Klase Politike që mund të rikthejë besimin)
P.s.
www.shpreson.al
Tashmë Levizja Shpreson ka edhe faqen e vet online nga ku ju do të keni mundësi edhe të regjistroheni nëse do vendosni nëse bindeni se ja vlen
Për të kontaktuar keni info@shpreson.al
Telefon dhe ëhatsapp për momentin +355 069 267 5817.”