Vendosni fjalën kyçe....

Kërkesa e deputetëve për të pezulluar zgjedhjet e 29 korrikut, Bardhi mbledh online Këshillin Kombëtar të PD të enjten


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka vendosur të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD ditën e enjte.

Mësohet se mbledhja është caktuar që të mbahet në orën 19.00.

Bardhi ka thirrur mbledhjen bazuar në kompetencat që i njeh Statuti.

Që kur partia është pa kryetar, Statuti parashikon që është Sekretari i Përgjithshëm ai që ka të drejtën të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Mbledhja e Këshillit Kombëtar parashikohet të zhvillohet online dhe për organizimin e saj Sekretari i Përgjithshëm ka ngarkuar Sekretariatin e Këshillit Kombëtar. Ky hap vjen pas kërkesës së 7 deputetëve të PD për të pezulluar zgjedhjet e 29 korrikut për kryetarin e partisë.

“Gazment Bardhi do të thërrasë Këshillin Kombëtar pas kërkesës që bënë 7 deputetë të PD-së. Është sekretari i përgjithshëm që ka të drejtë që të thërrasë Këshillin Kombëtar. Ajo që u paralajmërua nga deputetët, është duke ndodhur. Të enjten do të jetë mbledhja e Këshillit kombëtar”, tha Osman Stafa.

Dje Kryesia e PD-së publikoi një shkresë ku tregohej se vula Bardhit në cilësinë e sekretarit të Përgjithshëm i ishte hequr më 18 korrik.

foto galeri