Zjarri në pyllin me Pisha në Peshtan të Fierit ka dalë jashtë kontrollit duke zbritur në fshatin Kraps, aty ky disa shtëpi po digjen, ndërsa banorët kërkojnë ndihmë.
Top Channel raporton se banorët ndihen të rrezikuar për shtëpitë apo bagëtitë e tyre dhe kërkojnë ndërhyrje nga ajri pasi rrezikohet i gjithë fshati.
“Kemi shumë të rrezikuar, jashtë mase. Ça të themi ne, e shkoni edhe vetë. Po afrohet zjarri te shtëpitë. Zjarri mund të fiket me ndihmat tuaja me ndihmat e shtetit. Nuk kemi çfarë bëjmë ne, ne po mundohemi”, tha një banore e fshatit.
“Janë djegur dy tre shtëpia deri tani. Nuk shuhet me dorë. Era e ndihmon zjarrin. Duhen mjete nga shteti. Janë shtëpi të banuara. Bagëtitë janë brenda në kasolle. Kërkojmë ndihma sa më shpejt”, tha një tjetër.
Është dita e tretë që Peshtani po lufton me shuarjen e flakëve, që kanë përfshirë pyllin me pisha dhe që janë përhapur më gjerë.
Terreni i vështirë dhe e era e ka bërë edhe më të vështirë shuarjen e zjarreve.