Vendosni fjalën kyçe....

Top Channel: Rama shkarkon ministren e Financave Delina Ibrahimaj


Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj është shkarkuar ditën e sotme nga detyra pas mbledhjes së Qeverisë.

Lajmi është bërë me dije nga burime ekskluzive për Top Channel, pak para mbledhjes të Asamblesë së PS.

Ajo mori detyrën si ministre e Financave dhe Ekonomisë në shtator të vitit 2021.

Në vitin 2019 deri në vitin 2021 ajo ka kryer detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve. Në periudhën 2016-2019 ajo ishte në krye të Institutit të Statistikave dhe në 2015-2016 koordinatore për Çështjet Financiare dhe Ekonomike, anëtare e sallës operacionale në Kryeministri.

 

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Top Channel