Vendosni fjalën kyçe....

“Thashetheme vere” – Rama e Ibrahimaj mohojnë shkarkimin (Video)


Kryeministri Rama e ministrja e Financave Ibrahimaj kanë hedhur poshtë shkarkimin e kësaj të fundit.

I pyetur nga gazetarët, Rama ka thënë prerazi ‘jo’.

Ndërsa Ibrahimaj e pyetur nga gazetarët tha se bëhet fjalë për thashetheme vere dhe se as është shkarkuar as është dorëhequr.

“Nuk jam shkarkuar, s’kam dhënë dorëheqje, është koha e thashethemeve të verës. Nuk jam shkarkuar.” – tha ajo me  buzëqeshje.

Më herët Top Channel raportoi se Rama kishte shkarkuar Ibrahimajn.