Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet në det trupi i pajetë i 71-vjeçares në Vlorë


Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur në det në zonën e portit. Trupi i 71-vjeçares me iniciale M.M. është pikasur rreth orës 19:00.

Sipas policisë dyshohet se gruaja është vetëmbytur. Gruaja në fjalë ishte shpallur e humbur nga familjarët e saj pasi ishte larguar nga banesa që në mëngjes.

Viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi

“Rreth orës 19:00, në  zonën e Portit,  në ujë  është konstatuar  e pajetë shtetasja M.M, 71 vjeçe, banuese në Vlorë. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur. Për këtë shtetase mëngjesin e sotëm kanë bërë kallzim në Polici, familjarët e saj për largim nga banesa. Shtetasja M.M vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.”