Vendosni fjalën kyçe....

I vihet tritol për herë të tretë banesës së Arben Turkut


Banesës së Arben Turkut i është vënë tritol për herë të tretë.

Nga shpërthimi ka pasur dëme materiale.

Më herët banesës së Turkut  i është vënë tritol, ndërsa ai ka qenë jashtë shtetit.

Në banesën e Turkut ka jetuar kunati i tij Altin Lamçe së bashku me familjen.

Në lagje nuk ka kamera sigurie.

Njoftimi

“Lushnjë /Informacion paraprak. Rreth orës 21:45, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, pranë banesës së shtetases R. T., është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”