Mbrëmjen e djeshme Komisioni i Apelimit, Integritetit dhe i Etikës në PD shfuqizoi vendimin e Gazment Bardhit për mbledhjen e Këshillit Kombëtar.
Sipas komisionit, thirrja e Këshillit Kombëtar nga Bardhi pas kërkesës së dsa deputetëve është e pavlefshme e në kundërshtim me statutin e PD-së.
Ndërkohë Bardhi është përgjigjur duke e quajtur të gjithën një veprim nga halli.
Përmes një postimi në Tëitter ai njofton se Këshilli Kombëtar do mblidhet ditën e sotme në orën 19:00 njësoj siç ishte paralajmëruar.
“Me 300 veta deshmitarë dhe që kanë votuar, me median që ka pasqyruar faktin dhe përsëri marrin guximin të vetposhtërohen deri në diskretitim, duke gënjyer publikisht. Këtë të detyron një hall i madh ta bësh, sepse karrigia nuk mund të jetë justifikim! Dhe ndërkohë kërkojnë tu besosh qeverisjen e jetës dhe fatit të qytetarëve shqiptarë. Nesër në orën 19:00 mblidhet Këshilli Kombëtar i PD, edhe si nevojë për të ndalur këtë turp!” – shkroi Bardhi.