Departamenti Amerikan i Shtetit ka përditësuar të dhënat lidhur me investimet e huaja në Shqipëri. Në raport vërehet korrupsioni i vijueshëm ku përfshihen ai në setorin publik, gjyqësor e prokurimet publike.
Në raport vërehet gjithashtu konkurrenca e pandershme e shtrembëruar, ekonomia informale, pastrimi i parave e zbatimi i dobët i kontratave.
Gjetjet e raportit nënvizojnë së disa investitorë amerikanë sjanë përballur me mosmarrëveshje tregtare me entitete publike e private ndërsa në vititn 2019 e 2020 përpjekjet për biznes nga disa kompani amerikane dyshohet se janë penguar nga vendime gjyqësore e veprime të dyshimta të palëve të interesuara.
“Investitorët e huaj e cilësojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes. Ata përmendin korrupsionin e vazhdueshëm duke përfshirë sektorin publik, gjyqësorin, prokurimet publike, konkurrencën e pandershme dhe të shtrembëruar, ekonominë e madhe informale, pastrimin e parave, ndryshimet frekuente të legjislacionit fiskal si dhe zbatimin e dobët të kontratave si sfida të vazhdueshme për të bërë biznes në Shqipëri. Raportimet për korrupsion në prokurimet qeveritare janë të zakonshme. Investitorët raportojnë shpesh raste të korrupsionit qeveritar që vonon dhe parandalon investimet në Shqipëri. Përdorimi i vazhdueshëm i kontratave të partneritetit publik privat (PPP) ka reduktuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë nga investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Analizat e dobëta kosto-përfitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme. Investitorët amerikanë sfidohen nga korrupsioni dhe përjetësimi i praktikave joformale të biznesit. Disa investitorë amerikanë janë përballur me mosmarrëveshje të diskutueshme tregtare me entitete publike dhe private, duke përfshirë disa që shkuan në arbitrazh ndërkombëtar. Në 2019 dhe 2020, tentativa për investim të një kompanie amerikane dyshohet se u pengua nga disa vendime gjyqësore dhe veprime të dyshimta të palëve të interesuara të përfshira në një mosmarrëveshje mbi investimin. Çështja përfundoi në arbitrazh ndërkombëtar.” – thuhet në raportin e DASH.
Në raport vleësohen disa anë positive të vendit, ku preken potenciali i madh ekonomi, progresi në kufizimi e korrupsionit të vogël, sado që perceptimi i investitorëve të huaj për Shqipërinë është vend i vështirë për të bërë biznes.
“Si një vend në zhvillim, Shqipëria ofron potencial të madh të pashfrytëzuar për investime të huaja në shumë sektorë duke përfshirë energjinë, turizmin, kujdesin shëndetësor, bujqësinë, naftën dhe minierat, dhe teknologjinë e informacionit dhe komunikimit (TIK). Në dekadën e fundit, Shqipëria ka tërhequr nivele më të mëdha të investimeve të huaja direkte. Investimet janë të përqendruara në industritë nxjerrëse dhe përpunuese, pasuri të paluajtshme, sektorin e energjisë, bankat dhe sigurimet, dhe TIK. Zvicër, Holandë, Kanada, Itali, Turqi, Austri, Bullgari, dhe Franca janë burimet më të mëdha të IHD-ve. Aksionet e IHD-ve nga Shtetet e Bashkuara zënë një pjesë të vogël por në rritje.” – shton raporti.
*Raportin e plotë e lexoni KËTU