Kreu i Rithemelimit të PD-së Sali Berisha e ka quajtur ish-Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së Damian Gjiknuri ‘njërin nga kriminelët më të damkosur në politikën shqiptare’.
Gjatë një komunikimi me gazetarët ai tha se Gjiknuri është anëtari kryesor i klanit të mafies së plehrave Rama-Agaçi-Veliaj-Ahmetaj-Gjiknuri-Koka.
Berisha tha gjithashtu se firma e Gjiknurit është në gjithë dokumentacionin e inceneratorëve.
“Damian Gjiknuri, njeri nga kriminelët më të damkosur në politikën shqiptare, në mbledhjen e fundit të asamblesë së mafies shtetërore më të rrezikshme në Europë, u shkarkua nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të mafies së Rilindjes. Damian Gjiknuri është një nga figurat më kryesore të krimit në Shqipëri dhe më gjerë. Ky famëzi është regjistruar në zhargonin e krimit për ‘tërmetin’, krimin e tmerrshëm elektoral. Por Damian Gjiknuri është anëtar kryesor i klanit të mafies së plehrave Rama-Agaçi-Veliaj-Ahmetaj-Gjiknuri-Koka e me radhë. Firma e tij ndodhet në të gjithë dokumentacionin e vjedhjes së shekullit. Por krahas kësaj, Damian Gjiknuri është përgjegjës direkt për dimensionin më korruptiv, atë të prodhimit të energjisë nga djegësi i Elbasanit. Dimension i injoruar në absurde tërësisht nga hetimi dhe SKAP-i i partisë. Vendimi i famshëm i datës 16 dhjetor 2014, ky vendim parashikon financimin e impiantit të përpunimit të plehrave dhe atij të prodhimit të energjisë nga qeveria, për Elbasanin është fjala.” – tha Berisha.