Vendosni fjalën kyçe....

Nis mbledhja online e Këshillit e thirrur nga Bardhi, diskutimet që priten të ndodhin


Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, e cila po zhvillohet online. Mësohet se në këtë takim janë 245 anëtarë.

Sakaq në mungesë të Kryetarit të Këshillit është ngritur komisioni drejtues i punimeve që drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm,Gazment Bardhi.

Ndër të tjera bëhet me dije se Këshilli Kombëtar vendosi gjithashtu edhe ndryshimin e rendit të ditës, dhe pritet që në fokus të jenë:

1-Diskutime dhe vendimmarrje për zbatimin e nenit 46, pika 4 të Statutit të PD.

2-Diskutime, qëndrime dhe vendimmarrje mbi situatën e krijuar në Partinë Demokratike, veçanërisht pas zgjedhjeve të 14 Maj 2023.

Kujtojmë se më herët në një reagim, Kryesia e PD theksoi se mbledhja e thirrur nga Bardhi është një sajesë dhe se të shtunën do të ketë zgjedhje.