Vendosni fjalën kyçe....

Ironizon Sefa: I urojmë Bardhit suksese për krijimin e partisë së parë dixhitale, PD do vijojë me zgjedhjen e kryetarit më 29 korrik


Sekretari Ligjor në PD, Indrit Sefa i është përgjigjur Gazment Bardhit pas vendimit të Këshillit për anulimin e zgjedhjeve për kreun e PD, duke e quajtur si qesharake.

Në një deklaratë për mediat, Sefa tha se Bardhi dhe një grup deputetësh po përdoren nga Sali Berisha, dhe se çdo demokrat ndihet i turpëruar.

Sefa takimin e sotëm online e cilëson imagjinar, ndërsa ironizoi Bardhin duke thënë se i uron suksese për krijimin e partisë së parë dixhitale në vend, teksa shtoi se PD do vijojë procesin e reformimit dhe të zgjehdjes së kryetarit më datë 29 korrik.

“Nuk ka gjë më qesharake se deklarata e sotme të Bardhit që ngarkon dhe shkarkon institucionet e PD përfshi edhe Kryesinë pasi përfundon një takim imagjinar. Çdo demokrat ndihet i turpëruar për këtë keqpërdorje të radhës që Sali Berisha po i bën deputetëve të PD për intersat e tij personal. Hallet e Berishës nuk janë hallet e demokratëve, dhe të gjithë ata që i shërbejnë qëllimeve të tij e kanë të shkruar fatin e tyre në tre dekadat e pluralizmit shqiptar. I urojmë Bardhit suksese për krijimin e partisë së parë dixhitale në vend, është një hap inovativ që duhet përshëndetur. PD do vijojë procesin e reformimit dhe të zgjehdjes s ëkryetarit më datë 29 korrik”, tha Sefa.