Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Operacioni i djeshëm i SPAK u dekonspirua nga Rama e Balla, 11 urdhër-arreste u shitën 3-5 mln euro


Kreu i PD-së së Rithemelimit, Sali Berisha në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët e quajti të dekonspiruar operacionin e djeshëm të SPAK ku u arrestuan biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-kreu i operacionales Oltion Bistri drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, dhe ish-polici Ardit Hasannega.

Berisha tha se nga 15 mandate arrestiu ekzekutuan katër duke theksuar se 11 të tjera janë shitur.

Sipas tij fijet e dështimit të operacionit të çojnë te Edi Rama dhe Taulant Balla.

Nga 15 mandat arreste janë ekzekutuar vetëm 4, 11 të tjera janë shitur. Janë shitur me shuma marramendëse, që shkojnë siç flitet edhe 3-5 mln euro. Bosët e drogës dhe të krimit, paratë i kanë në kontejnerë të groposur. Për të shpëtuar kokat nuk pyesin. Dekonspirimi i këtij operacioni mjaft të rëndësishëm është shumë i rëndë. Fijet e dështimit të çojnë te Edi Rama dhe Taulant Balla.”, tha Berisha.