Grupimi i Gazment Bardhit pasi kërkoi anulimin e zgjedhjeve në PD, e ka çuar çështjen në gjykatë.
Lëvizja vjen një ditë pas mbledhjes online të Këshillit së PD-së, e cila anuloi zgjedhjet dhe shkriu Kryesinë.
“Askush nuk ka të drejtë që të privatizojë Partinë duke e kthyer atë në një parti private. Anëtarët e PD kanë vetëm një synim se si të forcojmë PD. Kemi dorëzuar një dosje me të gjitha vendimet që kemi marrë në Këshillin Kombëtar.”, tha deputeti demokrat, Bledjon Nallbati.