Punonjësi i Gardës së Republikës që qëlloi me armë në ajër pas konfliktit në Hamallaj të Durrësit është përjashtuar nga detyra me urdhër të ministrit të Brendshëm Taulant Balla.
Garda e Republikës është informuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës mbi përfshirjen e një efektivi të Gardës në një incident të dhunshëm, në Hamallaj, ku dyshohet se inspektori M.N., ka përdorur edhe armën e shërbimit.
Me urdhër të Ministrit të Brendshëm është bërë përjashtimi i menjëhershëm i këtij punonjësi, nga radhët e Gardës së Republikës.
Ndërkohë Policia e Shtetit ka bërë ndalimin e tij.