Vendosni fjalën kyçe....

Zbardhen vendimet e Kryesisë së PD, Basha thërret Kuvendin Kombëtar më 2 shtator

Pas rreth një 1 orë e 30 minutash, ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së PD.

Mësohet se në këtë mbledhje Basha ka propozuar mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në 2 shtator.

Agjenda e Kuvendit Kombëtar do të jetë: Ndryshime statutore;  Vendime organizative në përputhje me vendimet statutore;  Miratimi i agjendës politike të Partisë Demokratike.

 

Kujtojmë se në mbledhjen e Kryesisë ishin të pranishëm:

 

1-Fitim Zekthi

2 -Taulanda Jupi

3 -Arbi Agalliu

4 Gazmend Koduzi

5 Oriola Pampuri

6 Gentian Gaba

7 Kreshnik Çollaku

8 Flutura Açka

9 Merita Bakiu

10- Xhemal Gjunkshi

11- Enkelejd Alibeaj

12 Taulant Zeneli

13.Endri Hasa

14.Indrit Sefa

 

Ndërkohë, Roland Bejko, Agron Kapllanaj dhe Jemin Gjana, ishin prezentë online.