Vendosni fjalën kyçe....

Basha nis punën për riorganizimin e PD-së: T’i japim shqiptarëve një alternativë


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit politikë të Qarkut të Durrësit, ndërsa paralajmëroi se ka nisur puna për riorganizimin e partisë.

Basha thekson se synim është modernizimi, hapja, përfshirja e sa më shumë të rinjve dhe të rejave në parti.

Me drejtuesit politikë të Qarkut të Durrësit nisëm punën për riorganizimin e Partisë Demokratike.
Modernizimi, hapja, përfshirja e sa më shumë të rinjve dhe të rejave, e intelektualëve dhe specialistëve të ndershëm, janë prioriteti ynë për t’u dhënë shqiptarëve një alternativë që reflekton ambiciet e tyre për një ndryshim të vërtetë
”-shkruan Basha.