Vendosni fjalën kyçe....

Përplasi për vdekje punonjësin e pastrimit në aksin Tiranë-Durrës, arrestohet 29-vjeçari


Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia pasi përplasi një punonjës të pastrimit të rrugëve në aksin Tiranë-Durrës.

Shtetasi A.Y banues në Këlcyrë ditën e djeshme përplas shtetasin Sh.A 51-vjeç banues në Tiranë i cili për shkak të dëmtimeve që mori humbi jetën ditën e sotme në spital.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. Y., 29 vjeç, banues në Këlcyrë, Përmet, pasi automjeti që drejtohej nga 29-vjeçari, ditën e djeshme, përplasi në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasin Sh. A., 51 vjeç, banues në Tiranë (punonjës për pastrimin e rrugëve). Për shkak të dëmtimeve të marra, 51-vjeçari ka humbur jetën ditën e sotme, në spital”, njofton policia.