Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar pas njoftimit për sekuestron e inceneratorit të Tiranës.
Kryemadhi thotë se inceneratori është produkt i vepre kriminale mes zyrtarëve publikë dhe biznesit.
Ajo inkurajon SPAK që të vijojë punën deri sa të arrijë te Rama, Agaçi e Veliaj.
“SPAK më në fund ndërmori një veprim ndaj inceneratorit të Tiranës, i kallëzuar prej meje që prej dy viteve. Në këto momente shumë të rëndësishme, duhet të mos harrojmë se:
1.Inceneratori i Tiranës është një vepër kriminale produkt i bashkëpunimit mafioz mes zyrtarëve publikë dhe biznesit. Të dyja palët janë përgjegjëse në vjedhjen e shqiptarëve.
2.Të ndiqen paratë e vjedhura kudo ku këta hajdutë me kostum zyrtari e biznesi i kanë fshehur, dhe çdo qindarkë t’u kthehet qytetarëve. Jepi SPAK, edhe pak të duhet të arrish te peshqit e mëdhenj të Inceneratorit, Agaçi, Rama, Veliaj”, shkruan Kryemadhi.