Vendosni fjalën kyçe....

Tentuan hapjen pa leje të një rruge në Bulqizë, procedohet penalisht administratori i frimës private


Një administrator i një firme private është proceduar penalisht pasi nisi hapjen pa leje të një rruge në Bulqizë në vendin e quajtur “Mali Plakthi”.

Policia ka sekuestruar edhe dy mjetet që përdoreshin për hapjen e rrugës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë,  referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shpërdorim i tokës”,  dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S.Sh., 51 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas duke qenë administrator i një firme private, në vendin e quajtur “Mali Plakthi”, ka hapur një rrugë pa lejen e organeve kompetente. Në bashkëpunim me IMT, janë bllokuar dy automjete eskavator të kësaj firme që përdoreshin për hapjen e rrugës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër,  për veprime të mëtejshme”, njofton policia.