Qeveria shqipatre ka vendosur të mbulojë me një fond me vlerë 2 milionë lekë kurimin e aktorit të mirënjohur Genc Fuga, edhe pse shuma për operacionin e tij u arrit më herët.
Thirrja për mbledhjen e shumës për operacionin e tij prej 19 mijë eurosh, u bë si fillim nga bashkëshortja, aktorja, Eni Jani, dhe pas denoncimeve të shumta nga ana e mediave e një sensibilizimi të madh në rrjete sociale kjo shifër u arrit të mblidhej.
Aktori Genc Fuga duhej t’i nënshtrohej urgjent një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin privat Amerikan. Në pamundësi që familjarët e Fugës të paguanin këtë shumë të lartë, dashamirës të artistit kanë kontribuar duke mbledhur shumën dhe duke bërë të mundur operimin e aktorit.