Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Breshëri kërcënimesh me jetë ndaj Ahmetajt dhe familjarëve të tij


Kryetari i PD-së të Rithemelimit, Sali Berisha në një konferencë për shtyp deklaroi se Arben Ahmetaj dhe familjarët e tij po kërcënohen me jetë.

Sipas Berishës, ish-zëvendëskryeministri po kërcënohet nga Edi Rama dhe Erion Veliaj për shkak të aferës së inceneratorëve..

Ish-kryeministri thotë se Rama dhe Veliaj kërkojnë t’i mbyllin gojën Ahmetajt që të mos tregojë të fshehtat dhe inskenimet dhe ndërhyrjet e Ramës dhe Veliajt si kupola e aferës së inceneratorëve.

Sot sytë dhe mendjet e shqiptarëve janë të drejtuara në hetimin e vjedhjes së shekullit. Dua të shtoj këtu se afera e djegësve e vlerësuar nga shqiptarët si vjedhja e shekullit është një kohësisht hetimi ose dështimi i shekullit.

Ndaj jam këtu sot për të denoncuar para shqiptarëve disa zhvillime me të cilat kupola e mafies së plehërave po bën gjithçka për të ndikuar dhe penguar hetimet.

Unë ju informoj se prej tre javësh breshëri kërcënimesh me jetën e tij të prindërve dhe familjarëve të tjerë, fëmijëve vërshojnë nga të katër anë drejt Arben Ahmetajt.

Këto kërcënime kriminale dëshmojë tmerrin dhe datën që Arben Ahmetajt i ka kallur Edi Ramës dhe Erion Veliajt për vjedhjen e shekullit.

Më këto kërcënime ndaj Arben Ahmetajt, Edi Rama dhe Erion Veliaj kërkojnë me çdo kusht t’i mbyllin gojën atij dhe ai të mos guxojë të bëjë publike të gjitha të fshehtat inskenimet ndërhyrjet dhe presionet Edi Ramës dhe Erion Veliajt si kupolë kryesore e vjedhjes së shekullit në këtë proces.

Kërcënimet me jetën e Arben Ahmetajt dhe familjarëve të tij që vërshojnë nga qelitë e burgjeve të Shqipërisë dhe nga zyrat e krimit të institucioneve shtetërore dëshmojnë qartë se Edi Rama, Engjëll Agaçi dhe Erion Veliaj janë de facto dhe de jure ligjërisht dhe penalisht truri dhe ekzekutorët kryesorë të vjedhjes së shekullit”-deklaroi Berisha.

Ju bëj thirrje të gjithë hetuesve, prokurorëve, policëve, punonjësve të organeve të zbatimit të ligjit, që janë të interesuar në zbardhjen e të vërtetës rreth vjedhjes së shekullit, të marrin të gjitha masat për të mbrojtur familjarët, fëmijët, por edhe vetë Arben Ahmetaj. Të dërgojnë aty ku ndodhet ky i fundit hetues, duke e pranuar atë si bashkëpunëtor të drejtësisë. Shqiptarët, mbi të gjitha duan të zbardhet e vërteta dhe të marrin mbrapsht paratë qindra milionë që ky grup i grabiti atyre me këtë aferë.”, tha Berisha.