Lëvizja ShpresON nëpërmjet një thirrje në rrjetet sociale kërkon mbështetje financiare për blerjen e pajisjeve për krijimin e Podcastit.
Shuma e kërkuar për blerjen e pajisjeve është 2240 euro +TVSH.
ShpresON synon që podcasti të nisë transmetimet në shtator dhe kërkon financimin për pajisjet e nevojshme.
Në njoftimin e lëvizjes janë publikuar numrat e llogarisë për kontributorët.
Postimi i plotë:
Përshëndetje miq! Ju lutem shpërndajeni
Ekipi i Podcastit, ShpresON LIVE për Shqipërinë
THIRRJE PËR MBËSHTETJE!
Kontribo për aq sa mundesh të arrijmë shumën në total prej 2240 Euro + TVSH për pajisjet!
Në 1 Shtator ora 22:00 ne duam të nisim transmetimet live çdo natë pa ndalesë në çdo rrjet social në: Podcasti “ShpresON LIVE PërShqipërinë”.
Që të nisin transmetimet live ne na duhen edhe 2240 Euro + TVSH për të blerë 3 kamerat e duhura profesionale bashkë me aksesorët teknikë (2082 EURO + TVSH) si dhe abonuar për 1 vit (150 USD) në përdorimin e aplikacionit profesional për transmetim live (shuma është përllogaritur siç shihet në faqen zyrtare të ofertës).
Ne po ju bëjmë thirrje që të na ndihmoni aq sa mundeni për ta mundësuar këtë studio dhe podcastin në vijim.
Ne besojmë që veç tek ju duhet të mbështetemi pikërisht për të garantuar pavarësinë dhe po ashtu ju e dini që ne nuk mbështetemi nga Fondacionet e Shoqërisë së Hapur Soros apo simotrat e tij!
Nëse dëshironi të na ndihmoni financiarisht, ju lutem na shkruani në ëhatsapp @Shpreson në nr +355692675817.
Mbështetja juaj, do të përfitohet me transparencë të plotë, do të publikohet me transparencë si kontribut qytetar me shifrën, datën dhe orën përkatëse dhe në varësi të zgjedhjes suaj emri juaj do të publikohet ose do të ruhet anonimati.
Ju falënderojmë për mbështetjen
Ekipi i “Podcasti ShpresON për Shqipërinë”
Levizja Shpreson
www.shpreson.al info@shpreson.al +355692675817
Rr. B. Biba, P.75, Sh.2, Ap. 5 (kati i parë), Tiranë
P.s.
Lëvizja Politike ShpresON synon që të nisë në 1 Shtator 2023 një Podcast çdo natë në 22:00 duke hapur një debat të lirë dhe pa censurë mbi tema lokal dhe globale me të ftuar intelektualë, ekspertë, gazetarë, artistë, qytetarë për ti dhënë zë disa të vërtetave që censurohen.
Për ta realizuar këtë podcast na duhet të ngremë një studio me kamera dhe mikrofona dhe sistem transmetimi online.
Ne jemi duke i siguruar të gjitha me mundësitë tona por kemi ngecur në blerjen e një pakete kamerash & aksesorësh bashkë me programin e personalizuar të trasmetimit online për 1 vit.