Kreu i Rithemelimit të PD-së, Sali Berisha, është shprehur për herë të parë lidhur me projektin e kullës pas Teatrit të Operas e Baletit.
I pyetur nga gazetarët për çështjen në fjalë ai e quajti atë shpifje nga kuzhina Fuga-Veliaj për të hequr vëmendjen nga çështja e inceneratorëve.
Berisha theksoi se gjatë qeverisjes së PD-së, ai nuk ka dhënë asnjë leje për asnjë kullë.
“Shpifje nga kuzhina Fuga-Veliaj. E gjithë përpjekja është të krijojë një zhurmë për të shuar flakët e djegësit të Tiranës që nuk ekzistojnë. Gjatë qeverisjes së PD, Sali Berisha nuk ka dhënë asnjë leje për asnjë kullë. Plani që ka miratuar Këshilli Kombëtar ka qenë për ndërtimin e ndërtesave 6-8 kate në të gjithë territorin e Tiranës. Janë shpifarakë të mjerë. Duhet të bëhesh shpifës i kalibrit të Ymer Bazes apo Bolinos që të nxjerrësh shpifje të tilla.” – tha Berisha.