Vendosni fjalën kyçe....

Kokalari: Demokratët e Rithemelimit të heshtin ose të sjellin fakte për pafajësinë e klanit Berisha për ortakërinë te kulla


Evi Kokalari u ka kërkuar demokratëve të Rithemelimit që të heshtin ose të sjellin fakte që garantojnë pafajësinë e klanit Berisha për ortakërinë te kulla pas Teatrit të Operas e Baletit.

Në një shënim në Facebook ajo shkruan se demokratët e rithemelimit duhet të heshtin pas mundësimit të pazareve të muajve të fundit.

Ajo shkruan se kështu nuk mund të ecet më përpara dhe se shqiptarët nuk i kanë asnjë borxh Rithemelimit.

“Gjëja më me mënd që mund të bëjnë demokratët e rithemelimit, të cilët mundësuan pazaret e muajve të fundit, është të heshtin!!! Nëse nuk keni fakte që garantojnë pafajësinë e klanit të Berishës për ortakëri tek kulla, mbani qetësi të plotë, sepse ky popull s’ju ka asnjë borxh. Boll më! Kështu nuk ecet përpara!” – shkruan ajo.