Një 41-vjeçar është gjetur sot i mbytur në liqenin e Belshit.
Policia njofton se ka gjetur edhe nxjerrë trupin e tij dhe nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Viktima është identifikuar Fiqiri Xhaja, i cili dyshohet se ka qenë në gjendje të rënduar mendore.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 12:30, është marrë njoftim se dyshohej se një shtetas ishte mbytur në liqenin e Belshit.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, dhe në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga ky liqen, të trupit të pajetë të shtetasit F. Xh., 41 vjeç, i cili sipas deklarimeve të familjarëve, vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.