Vendosni fjalën kyçe....

Akuza e fortë e Berishës: Po tentohet mbyllja e hetimeve për aferën e inceneratorëve


Kreu i Rithemelimit të PD-së Sali Berisha ka lëshuar një akuzë të fortë sipas së cilës ka një përpjekje për të mbyllur hetimet për çështjen e inceneratorëve.

Në një bashkëbisedim me gazetarët ai tha se propaganda dhe të tjera lëvizje kanë për qëllim madhor lënien në hije të kësaj çështjeje.

Berisha tha se Edi Rama është ligjërisht e penalisht përgjegjësi kryesor i çështjes së inceneratorëve.

“Jam sot këtu para jush për të informuar shqiptarët se përpjekja për të mbyllur hetimet për vjedhjen e shekullit me 3 persona në arrati, Arben Ahmetaj, Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, është një përpjekjet më antiligjore, më qesharake dhe më të rrezikshme. Dhe kjo në fakt siç e shikoni, propaganda, por jo vetëm ajo, këtu e ka qëllimin madhor. Përveç këtyre ishte edhe asambleja anti-Damian, edhe ajo është pjesë e hetimit strikt partiak se u bë me dyer të mbyllura, u mblodh një asamble për t’i thënë popullit se unë e shkarkova Damian Gjiknurin. E vërteta është se njëherë dhe 100 herë, po ta analizosh dhe studiosh këtë rast, në këtë aspekt kam një privilegj të veçantë se jam ish-kryeministër dhe duke qenë se afera e djegësve buron e tëra nga Këshilli i Ministrave, dua të shprehem këtu se Edi Rama është ligjërisht dhe penalisht, përgjegjësi më kryesor i kësaj afere.” – tha Berisha.