Vendosni fjalën kyçe....

Reagon Shkëlzen Berisha: Rama i mbylli gojën dërdimenëve mediatikë që më akuzonin mua


Djali i ish kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha ka bërë një kundër reagim në rrjetet sociale ndaj statusit të kryeministrit Rama në lidhje me ndërtimin e kullës ‘Mali i Tiranës’.

Shkëlzen Berisha shprehet se 20%-shi vlen më shumë se balta duke e akuzuar drejtpërdrejtë kryeministrin Rama se veproi njëlloj siç ka vepruar me qindra pazare të tjera me 20 %.

Më tej ai shkruan se 20% nuk e ka ngrënë krejt i vetëm, por i mbylli gojën edhe dërdimenëve mediatikë që e akuzonin atë vet.

 

Statusi:

Sepse 20%-shi vlen me shume se balta!

Ashtu sic dhe pritej vendosi ta haje me “nder” njelloj sic ka ngrene me qindra pazare te tjera 20%-she ndersa betonizonte Tiranen, gjate gjithe karrieres se tij 30 vjecare, per te “miren” e vendit dhe te popullit! Kjo per faktin e thjeshte se, 20%-shi i radhes vlen me shume se perbaltja e kundershtarit! Por ne kete rast nuk e hengri krejt vetem por la dhe per derdimenet e tij mediatike qe vazhdojne llomotitjet se fajin per skandalet qe firmos Rama e ka …. Shkelzeni!