Vendosni fjalën kyçe....

“Covid 19 është bërë si gripi”, Brataj: Rastet janë shtuar, por s’ka vend për panik


Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës , Skënder Brataj konfirmon rritjen e numrit të rasteve të infektuara me Covid 19, por është optimist dhe shprehet se tanimë koronavirusi është shndërruar një sëmundje  virale të zakonshme që mund të konsiderohet e ngjashme me një grip, pavarësisht se ka nisur të qarkullojë një nënvariant i ri i Omicronit EG5.

Ndonëse varianti i ri i Omicron por qarkullon në Angli ,SHBA dhe Kinë, ekspertët thonë se nuk ka vend për panik.

“Ka infektim më të lartë por nuk ka rritur vdekshmërinë”, tha Brataj.

Pavarësisht se Covid 19 është shndërruar  si një sëmundje e zakonshme virale, ekspertët  e shëndetit apelojnë për të pasur kujdes sidomos grupet më në risk.

“Duhet të bëjnë kujdes të moshuarit, ata me sëmundje bashkëshoqëruese”,  shtoi ai.

Qytetarët duhet bëjnë kujdes pasi jemi në prag të vjeshtës dhe mbivendosja e virozave mund të sjellë komplikacione tek pacientët.

 

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Top Channel