Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli kritikon marrëveshjen e shkëmbimit të të burgosurve mes SHBA-së dhe Iranit


Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kritikoi të dielën një marrëveshje SHBA-Iran për të liruar rreth 6 miliardë dollarë asete të ngrira iraniane në Bankën Qendrore të Koresë së Jugut në këmbim të një shkëmbimi të të burgosurve.

“Pozicioni i Izraelit është i qartë në lidhje me marrëveshjet që nuk do çmontojnë infrastrukturën bërthamore të Iranit, nuk ndalojnë veprimtaritë e tij bërthamore, por në vend të kësaj ofrojnë fonde për elementët terroristë të sponsorizuar nga Teherani”, tha Netanyahu në një deklaratë me shkrim të lëshuar nga zyra e tij.

Netanyahu shtoi më tej se Izraeli e konsideron programin bërthamor të Iranit dhe grupet me të cilat ai është i lidhur në rajon si ‘kërcënimi numër një i sigurisë kombëtare’.

Izraeli mbështeti tërheqjen e presidentit të atëhershëm të SHBA-së, Donald Trump nga marrëveshja në vitin 2018, duke kundërshtuar fuqishëm marrëveshjen e vitit 2015 për programin bërthamor të Teheranit.