Sipërmarrësi milioner Vivek Ramaswamy, një kandidat republikan për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në SHBA, këndoi këngën e reperit të famshëm Eminem ‘Lose Yourself’ gjatë një takimi të shtunën.
Ramaswamy, 38 vjeç, pati një bisedë me guvernatoren Kim Reynolds në Panairin Shtetëror të Iowa-s si pjesë e fushatës zgjedhore.
Ramaswamy kërceu dhe këndoi me entuziazëm ‘Lose Yourself’ nga Eminem me mikrofonin në dorë.
Pamjet e Ramaswamy duke bërë rep shkaktuan reagime të ndryshme në mediat sociale.