Një megaoperacion ndërkombëtar antidrogë është duke u zhvilluar nga policia shqiptare në bashkëpunim me SPAK dhe Guardia di Finanza italiane.
Mësohet se gjatë operacionit është goditur një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuqe, të Kurbinit. Gjatë operacionit janë shoqëruar disa persona ndërsa janë arrestuar 6 persona të cilët shkëmbenin kanabis me heroinë dhe kokainë, sipas raportimit të mediave.
Policia ka bllokuar 4 gomone ndërsa ka gjetur edhe një velierë të djegur nga anëtarët e grupit kriminal me qëllim fshehjen e provave.
Të arrestuar janë edhe shtetas të huaj, ndërsa ky grup kriminal trafikonte drogë në rrugë detare. Operacioni vijon ndërsa urdhërarrestet janë lëshuar nga SPAK ndërsa operacioni vijon.