Ambasada amerikane u ka bërë thirrje magjistratëve të kualifikuar të shërbejnë në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Në një shënim në faqen e sajnë Facebook, ambasada shkruan se ky është një çast me rëndësi për sistemin e drejtësisë në vend për të siguruar përparimin e vijueshëm.
Ambasada njofton se afati i fundit i aplikimeve është 4 shtatori 2023.
“Ambasada e SHBA nxit të gjithë magjistratët e kualifikuar për të shërbyer në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë të aplikojnë për vendet e lira në KLGJ dhe KLP. Ky është një çast i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në Shqipëri për të siguruar përparim të vazhdueshëm dhe ruajten e parimeve përcaktuese të reformës në drejtësi.
Mos e humbisni mundësinë për të dhënë kontribut në një reformë në drejtësi që është efektive, transparente dhe e drejtë – në emër të kolegëve tuaj magjistratë dhe qytetarëve shqiptarë.
Afati i fundit i aplikimeve: e hënë, 4 shtator, 2023
Për KLGJ: https://bit.ly/3OENpAA
Për KLP: https://bit.ly/3qCqfTq” – thuhet në njoftimin e ambasadës.