Vendosni fjalën kyçe....

Koncesionit i sterilizimit, ish-ministri i Financave Cani thirret si dëshmitar nga SPAK


Ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani është thirrur nga SPAK si dëshmitar për koncesionit e sterilizimit në cilësinë e personi që ka pasur dijeni.

Kontrata e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale u firmos në dhjetor 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare ‘SaniService’, aksionerët e së cilës janë ‘Investital LLC’ e biznesmenit Ilir Rrapaj dhe kompanitë italiane ‘Servizi Italia’, ‘Tecnosanimed’ dhe ‘U.Jet S.r.l’.

Grupin më të madh të aksioneve ezotëron ‘Investital LLC’, një kompani e vogël e themeluar me kapital 1 mijë euro në Kosovë nga Ilir Rrapaj.

Dokumentet e hetimit tregojnë gjithashtu se Ministria e Shëndetësisë e paracaktoi dhënien e shërbimit me koncesion dhe u përball me hezitimin e ish-ministrit të Financave, Shkëlqim Cani për ta miratuar atë.

Dy ish-ministrat shkëmbyen korrespondencë nga tetori 2015 deri në janar 2016, ku Cani kërkoi fillimisht që të argumentohej se pse ishte zgjedhur koncesioni dhe jo prokurimi i zakonshëm, raportnon për BW gazetarja Klodiana Lala.

Ish-ministri i Financave paralajmëroi gjithashtu rritjen e kostove përtej tavaneve buxhetore, por e miratoi kontratën me kushtin që financimi i projektit të respektonte në mënyrë rigoroze limitin buxhetor të parashikuar për këto shërbime.

Lidhur me koncesionin në fjalë SPAK ka lëshuar 8 urdhërarreste. Arrest me burg është dhënë për ish-zv. e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj e biznesmenin Ilir Rrapaj.

Me arrest shtëpie janë lënë Saimir Kadiu drejtor Ekonomik e Marsela Serjanaj drejtoreshë Juridike.

Ndërsa me detyrim paraqitje janë lënë shefi i Kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata, Naile Ajazi, Genc Burazeri dhe Pertef Mersini, të cilët akuzohen për ‘Falsifikim dhe shpërdorim detyre’.