Dritan Goxhajn, ish-anëtari i UÇK-së, i cili u arrestua pak ditë më parë në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciale, ka dalë sot në Gjykatën e Apelit.
Teksa u kërkua rivlerësimi i masës së sigurisë, është lënë në fuqi masa ‘arrest me burg’ për Goxhajn. Vendimi u mor nga gjyqtari Genci Shala.
Avokati apeloi në Apel masën ‘arrest me burg’ për Goxhajn, që u vendos ditë më parë nga gjykata, por kjo gjë u refuzua.