Shtatë persona, përfshirë një fëmijë gjashtëvjeçar janë vrarë në një sulm në zemër të qytetit verior të Ukrainës, Chernihiv.
Dymbëdhjetë fëmijë ishin mes 90 personave të plagosur, thotë ministria e brendshme e Ukrainës. Njëzet e pesë persona u dërguan në spital, sipas BBC.
Nga goditja e sulmit, u dëmtuan një shesh kryesor, një ndërtesë universiteti dhe një teatër.
Duke shkruar në aplikacionin e mesazheve Telegram, Presidenti Volodimir Zelenski tha se Rusia e kishte kthyer një “të shtunë të zakonshme” në “një ditë dhimbjeje dhe humbjeje”.
Moska ende nuk ka komentuar mbi sulmin e supozuar.