Vendosni fjalën kyçe....

Rusia është si pronari i një ‘pike karburanti që ka një bombë atomike’ – Borrell


Ekonomia ruse është e vogël në krahasim me lojtarët e tjerë të mëdhenj gjeopolitikë, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell në një intervistë me gazetën El Pais të botuar të shtunën.

Duke folur për marrëdhëniet mes BE-së dhe Kinës, Borrell tha se Pekini, ndryshe nga Moska, është një ‘lojtar i vërtetë gjeopolitik’ i cili nuk duhet nënvlerësuar apo izoluar. Rusia, nga ana tjetër, është shumë e dobët në aspektin ekonomik për shkak të varësisë së saj nga eksportet e energjisë.

“Rusia është një xhuxh ekonomik, është si një pikë karburanti, pronari i së cilës ka një bombë atomike”, tha Borrell.

Megjithatë, diplomati pretendoi se Rusia përbën një kërcënim për sigurinë e BE-së, duke treguar për konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës, për të cilin ai tha se është praktikisht ‘në kufirin e BE-së’.