Kryeministri i Kosovës Kurti ka thënë sot se është koha që BE-ja të heqë masat ndëshkuese ndaj Prishtinës pasi gjendja në veri të vendit është shtensionuar.
Në një komunikatë nga zyra e shtypit thuhet se ‘pas dakordimit të Bratislavës po bëhen dy muaj pa asnjë incident e protestatë dhunshme në katër komunat në veri të Kosovës’.
Kurti është takuar sot me kryeministrin e Greqisë Mitsotakis.
Në një shënim në Twitter ai zbardh se me kreun e qeverisë greke është diskutua forcimi i lidhjeve mes dy vendeve.
“Takim i shkëlqyer me kryemnistrin e Greqisë Mitsotakis. Diskutuam lidhjet tona gjithnjë e më të forta dypalëshe, p.sh. angazhimin tonë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik. Ne diskutuam gjithashtu për sigurinë në rajon. E njoftova se nuk ka pasur asnjë incident në veri të Kosovës për gati 2 muaj.” – shkruan Kurti në Twitter.
Më herët presidenti Vuçiç tha pas takimit me Mitsotakis se ky i fundit i kishte premtuar se Athina nuk do ndryshojë qëndrim për sa i përket mosnjohjes së Kosovës.