Vendosni fjalën kyçe....

BMW X6 fluturoi te diga e liqenit, në timon ishte Emiljano Nina, kushëriri i Ervist Martinajt


Të tjera hollësi kanë dalë lidhur me aksidentin e ndodhur mëngjesin e djeshëm te diga e liqenit artificial në Tiranë, ku një mjet luksoz BMW X6 që lëvizte me shpejtësi skëterrë fluturoi mbi pjesën e pjerrët të digës para se të ndalej nga muri, duke shpëtuar nga rënia në liqen.

Makina nuk drejtohej nga 26-vjeçari Eldi Alushi po nga Emiljano Nina, kushëriri i Ervis Martinajt, i zhdukur prej më shumë se një viti.

28-vjeçari ka qenë në timon ndërsa vëllai i Eldi Alushit, Jurgen Alushi ka qenë pasagjer.

Ky i fundit është proceduar në gjendje të lirë për moskallëzim krimi ndërsa Nina është shpallur në kërkim.