Janë gjetur 8 nga 10 trupat e personave që ndodheshin në avionin privat që u rrëzua teksa fluturonte nga Moska drejt Shën Petersburgut, brenda të cilit ndodhej kreu i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin.
Guvernatori i rajonit Tver, Igor Rudenya, mori kontrollin e situates pas rrëzimit të avionit, shkruan Ria Novosti.
Komisioni Hetimor ka hapur një çështje penale për shkelje të rregullave të sigurisë së trafikut dhe funksionimit të transportit ajror.
Në vendngjarje janë nisur zyrtarët e departamentit, të cilët do të caktojnë ekspertizat e nevojshme mjeko-ligjore. Ata do të kryejnë edhe veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet e fatkeqësisë.