Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në rrugën Sarandë-Ksamil, humbin jetën 24-vjeçari italian e një person tjetër


Një 24-vjeçar italian dhe një person ende i paidentifikuar kanë mbetur të vdekur në një aksident të ndodhur në rrugën Sarandë-Ksamil.

Ata kanë qenë duke udhëtuar me motoçikletë e janë përplasur me një mjet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit.

Në spital janë paraqitur dy adoleshentë të plagosur, 16-vjeçari M.R. e 17-vjeçari E.Rr. të dy banues në Sarandë ndërsa nuk dihet më shumë rreth rrethanave të aksidentit.

Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar dinamikë e aksidentit tragjik.