Tre persona janë arrestuar në Mat në një operacion antikanabis.
Në pranga kanë rënë Vlash Stojani, Pashk Stojani e Jani Gjergji, ndërsa në gjendje të lirë janë proceduar kryetari i fshatit Gjevalin Brukaj e inspektori i shërbimit pyjor Mehill Dekagjini.
Rreth 340 bimë narkotike u gjetën të kultivuara në fshatin Stojan.
Njoftimi
“Në kuader te fazes 6 të operacionit policor antikanabis te koduar “Kreshta të pastra”, u arrestuan autorët dyshuar të kultivimit të 341 bimëve narkotike: Vlash Stojani , Pashk Stojani dhe Jani Gjergji. U proceduan ne gjendje te lirë : Gjevalin Brukaj (kryetar fshatit Stojan), dhe Mehill Dekagjini (inspektor i sherbimit pyjor).”